Punëtoria me temë " Rëndësia e Lojërave Muzikore dhe aktiviteteve ritmike dhe melodike në   Arsimin Parashkollor “- Projekti TAKE

Punëtoria me temë " Rëndësia e Lojërave Muzikore dhe aktiviteteve ritmike dhe melodike në Arsimin Parashkollor “- Projekti TAKE

Në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 26.04.25 u mbajt punëtoria e rradhës  me edukatoret e institucioneve parashkollore nga Prof.Ass.Msc. Mimoza Kurshumlia me temë : "Rëndësia e Lojërave Muzikore dhe aktiviteteve ritmike dhe melodike në  Arsimin Parashkollor”.

Përmes kësaj punëtorie edukatoret  janë  informuar  për zhvillimin njohës, motorik, social dhe emocional të fëmijëve nga perspektiva e pjesëmarrjes në lojra dhe aktivitete të përbashkëta edukative dhe argëtuese.

Punëtoria u realizua në kuadër të projektit TAKE “Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector”, projekt që  realizohet nga Caritasi Zviceran (CACH) në Kosovë dhe implementohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës me përfshirjen e të gjitha Fakulteteve të Edukimit në Universitetet publike në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom