Orë Letrare për nder të dy ngjarjeve historike të rëndësishme për Kombin Shqiptar

Orë Letrare për nder të dy ngjarjeve historike të rëndësishme për Kombin Shqiptar

Më datë 25 nëntor 2024, Klubi Letrar "Gjurmët e Penës" organizoi një Orë Letrare për të nderuar dy ngjarje historike që përbëjnë themelet e identitetit dhe shpirtit kombëtar shqiptar: 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit, dhe 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky organizim solli krijimtarinë e studentëve, duke përfshirë punime, ese, poezi dhe pikturë. Gjatë aktivitetit, i pranishëm ishte Prodekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Kamber Kamberi, i cili mbajti një fjalë rasti, si dhe stafi akademik i degëve të Filologjisë dhe Edukimit.

Organizatorja e ngjarjes, Arjeta Nikçi, theksoi se organizime të tilla tashmë janë bërë një traditë e Klubit Letrar "Gjurmët e Penës", duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare përmes artit dhe krijimtarisë letrare.

Fotot e lajmit

tp-bottom