Në Fakultetin e Edukimit u mirëprit drejtoresha e Qendrës mësimore EduWise në Gjakovë, Elmira Pajaziti

Në Fakultetin e Edukimit u mirëprit drejtoresha e Qendrës mësimore EduWise në Gjakovë, Elmira Pajaziti

Në Fakultetin e Edukimit u mirëprit drejtoresha e Qendrës mësimore EduWise në Gjakovë, Elmira Pajaziti. Qëllimi i vizitës ishte mundësia e bashkëpunimit me institucionin tonë për zhvillimin akademik dhe personal të studentëve tanë, me mundësi praktike e punësimi. Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në funksion të lidhjes së teorisë dhe praktikës pedagogjike për studentët, duke ofruar një mundësi të çmuar për të mësuar në një ambient real dhe të strukturuar profesionalisht. Përvoja që do të fitojnë studentët në EduWise do të jetë një vlerë e madhe për përgatitjen e tyre profesionale.

Në takim morrën pjesë prodekania e Fakultetit të Edukimit, Prof. asoc. dr. Edita Haxhijaha, udhëheqësi i Programit Fillor, Prof. ass. dr. Ruzhdi Kadrija si dhe udhëheqësja e Programit Parashkollor, Prof. ass. msc. Mimoza Kurshumlia.

 

tp-bottom