Prorektorja për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte Nazli Tyfekçi e përfundon mobilitetin e saj në Universitetin e Bari Aldo Moro
Prorektorja Nazli Tyfekçi së fundmi ka përfunduar një program mobiliteti të suksesshëm në Universitetin e Barit “Aldo Moro”. Prorektorja Tyfekçi ia dedikoi një javë ligjërimit për studentët që ndjekin programet Master në Letërsinë dhe Kulturën e Gjuhëve Moderne, si dhe Gjuhët Moderne dhe Përkthimi.
Gjatë qëndrimit të saj, Prorektorja Tyfekçi mbajti ligjërata të fokusuar në metodologjitë e mësimdhënies së Anglishtes si Gjuhë e Huaj (EFL) dhe Shkathtësive të Dëgjimit në përvetësimin e gjuhës. Qasja e saj krahasimore ju ofroi studentëve një kuptim më të thellë të mësimit të strategjieve të gjuhës, duke nxiitur një mjedis të të mësuarit, dhe të zhvillimit.
Programi i mobilitetit jo vetëm që e pasuroi përvojën akademike të studentëve, por ai poashtu i forcoi lidhjet e bashkëpunimit në mes të universitetit tonë dhe Universitetit Bari “Aldo Moro”. Mobiliteti është shembull i përkushtimit të UFAGJ për rritjen e partneriteteve ndërkombëtare dhe promovimit të shkëmbimeve akademike.
UFAGJ konsideron se programet e mobilitetit janë të rëndësishme për zhvillimin profesional të stafit tonë të mësimdhënësve. Nisma të tilla sigurisht se e lehtësojnë shkëmbimin e njohurive, të kuptuarit e kulturës dhe inovacionit në praktikat e mësimdhënies, duke rritur kështu, përfundimisht, cilësinë e edukimit që ju ofrojmë studentëve tanë.
Mobiliteti i prorektores Tyfekçi u mundësua përmes projektit COMMO, financuar nga UNIMED-i, në kuadër të programit Erasmus+. Kjo nismë reflekton përkushtimin tonë për pjesëmarrjen në projekte të bashkëpunimit ndërkombëtar që promovon përsosmërinë akademike dhe përfshirjen globale.
Me kthimin e prorektores Tyfekçi nga mobiliteti i saj i suksesshëm, i shprehim vlerësimin tonë të përzemërt për konstributin e saj në komunitetin tonë akademik.