Thirrje për studentë për të kryer praktikën pedagogjike
Të nderuar studentë të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, Fakulteti i Edukimit, shpall thirrjen për të kryer praktikën pedagogjike 5 mujore(shkurt-qershor 2024) në institucionet parashkollore partnere të Fakultetit të Edukimit të UFAGJ.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit TAKE, partner me Caritasin zviceran.
Në këtë thirrje do të pranohen gjithsej 20 studentë të Programit Parashkollor të Fakultetit të Edukimit. Shpenzimet për të kryer praktikën pedagogjike janë të mbuluara nga projekti TAKE, 100 euro në muaj (bruto)(89.4 euro, neto për person-duke ndaluar taksat dhe kontributet sipas ligjit në fuqi).
Për të aplikuar nevojitet certifikata e notave (kriter do të jetë nota mesatare më e lartë).
Dokumentet fizike për aplikim duhet të dorëzohen tek Prodekania për mësim, Prof.Asoc.Dr. Edita Haxhijaha, prej datës 26.12.2023 deri më 05.01.2024.
Studentët e pranuar në këtë thirrje për të kryer praktikën pedagogjike, duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- kopjen e letërnjoftimit në të dy anët;
- konfirmimi i llogarisë aktive nga banka (jo kartela bankare, por konfirmimi bankar që merret në degët zyrtare të bankave);
Këto dokumente duhet t’i dërgoni të skanuara (jo si foto) në e-mail: [email protected].