Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e tetorit 2022

Njoftim mbi paraqitjen e provimeve në afatin e tetorit 2022

Njoftohen studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” se në mbledhjen e Senatit  të mbajtur me dt. 19.10.2022  është marrë vendim që të lejohet afati i tetorit dhe që studentët të kenë të drejtë të paraqesin jo më shumë se tri provime.

Provimet e dhëna do të llogariten për kusht për regjistrimin e vitit pasues.

Bazuar në këtë, për paraqitjen e provimeve në afatin e tetorit 2022 SMU-ja do jetë e hapur nga data 21 - 24 Tetor 2022. Ndërsa, provimet mbahen nga 25 Tetor- 4 Nëntor 2022 sipas orarit të përpiluar nëpër fakultetet përkatëse.

Jashtë kësaj periudhe, studentëve nuk ju lejohet paraqitja e provimeve, pasi që sistemi mbyllet automatikisht.

tp-bottom