Sot në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” filloi vitin akademik 2020-2021

Sot në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” filloi vitin akademik 2020-2021

Në Fakultetin e Edukimit studentët u pritën nga profesorë dhe asistentë të cilët iu uruan fillim të mbarë të procesit mësimor. Mësimi aktualisht do të zhvillohet me pjesëmarrjen e studentëve në fakultete, por duke qenë në kushtet e pandemisë do të respektojmë protokollin shëndetësor të masave, që përfshin mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike, qëndrimin e vetëm një studenti në bankë dhe masa të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Duke u bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës parashikohen tre skenarë të mundshëm të zhvillimit të procesit mësimor, si mësim në fakultet, mësim online ose mësim i kombinuar, që do të vihen në zbatim në varësi të ecurisë së situatës epidemiologjike nga pandemia COVID-19.

Të gjithë studentëve ju urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese në rrugëtimin e tyre studimor.

Fotot e lajmit

tp-bottom