Merret vendimi për rritjen e shumës së bursave për studentët në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Merret vendimi për rritjen e shumës së bursave për studentët në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë ka caktuar shumën e bursave që do të ndahen për studentët gjatë këtij viti akademik. Shuma e cila vitin e kaluar ishte 600 euro, këtë vit do të jetë 800 euro për studentët të cilët i plotësojnë kriteret sipas konkursit. Kjo rritje vjen si rezultat i përkrahje së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI). 

Rritja në fjalë do tu shërbejë më së shumti studentëve, të cilët do të përfitojnë nga kjo mbështje financiare për të përballuar me lehtë shpenzimet e studimeve. 

Menaxhmenti dhe Këshilli Drejtues i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dëshmojnë përkushtimin e tyre për të mbështetur zhvillimin akademik të studentëve dhe për të përmirësuar cilësinë e studimeve.

Konkursi për bursa do të hapet së shpejti dhe do të shpallet në web faqen zyrtare të UFAGJ. Studentët që plotësojnë kriteret do të kenë mundësi të aplikojnë. 


 

tp-bottom