Në Fakultetin e Edukimit, sot ishte i pranishëm z. Genc Pilingjurka, përfaqësues nga Zyra Kombëtare Mbështetëse për eTwinnig në Kosovë
Nga janari i këtij viti, Kosova ka fituar të drejtën e përfitimit nga platforma e ESEP dhe komuniteti i "eTwinning".
Qëllimi i takimit ishte prezentimit i platformës eTwinning si dhe roli i Fakulteteve të Edukimit në "eTwinning" dhe krijimi i bashkëpunimeve në të ardhmen.
Platforma Europiane e Arsimit Shkollor (ESEP) është pikë takimi online për të gjitha palët e interesuara në sektorin e arsimit shkollor - stafin e shkollës, hulumtuesit, politikëbërësit dhe profesionistët e tjerë - duke përfshirë çdo nivel nga arsimi dhe edukimi i hershëm (kopshtet) arsimin fillor dhe të mesëm, përfshirë edhe arsimin dhe trajnimin profesional, si dhe departamentet e edukimit në institucionet e Arsimit të Lartë.
Platforma është gjithashtu vendi i Binjakëzimit "eTwinning", komunitetit për shkollat në mbarë Evropën. Si rrjedhojë, tani e tutje, çdo individ që është pjesë e një shkolle apo institucioni arsimor të regjistruar në Kosovë, do të shkojë përmes procesit të validimit në platformë.
Në takim morën pjesë dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. asoc.dr. Ilmi Hoxha, prodekania Prof.asoc.dr. Edita Haxhijaha, udhëheqësi i Programit Fillor, Prof. ass. dr. Ruzhdi Kadrija dhe udhëheqësja e Programit Parashkollor, Prof. ass.mr. Mimoza Kurshumlia.