Studentët e Programit Parashkollor dhe Fillor prezantuan punime broshura lidhur me rolin e masmediave në procesin e edukimit

Studentët e Programit Parashkollor dhe Fillor prezantuan punime broshura lidhur me rolin e masmediave në procesin e edukimit

Në kuadër të aktiviteteve praktike në lëndën “Edukim dhe media”, studentët e Programit Parashkollor dhe Fillor prezantuan punime broshura lidhur me Rolin e masmediave në procesin e edukimit, Përdorimin e masmediave në procesin e edukimit, Përfshirjen e lojërave digjitale në klasë, Dhunën në media etj.

Këto prezantime synojnë të paraqesin në mënyrë sintetike funksionin e transmetimit të informacionit në procesin e të mësuarit,  rritjen e ndërgjegjësimit të nxënësve lidhur me përfitimet dhe pasojat e përdorimit të mediave, si edhe me mënyrën se si ndikojnë ato në cilësinë e të nxënit. Përmes një pune cilësore e serioze, në bashkëpunimin me profesoreshën Venera Vala-Këndusi dhe me asistentin Jeton Raja, është arritur qëllimi kryesor i këtij aktiviteti, duke nxjerrë në pah elementet më esenciale të tematikave përkatëse.

Fotot e lajmit

tp-bottom