U mbajt punëtoria e pestë për finalizimin e doracakut për mësim praktik

U mbajt punëtoria e pestë për finalizimin e doracakut për mësim praktik

Me datën 22 dhjetor, u mbajt punëtoria e pestë për finalizimin e doracakut për mësim praktik.

Në këtë punëtori morën pjesë profesorët e Fakultetit të Edukimit nga 5 Universitetet publike në Kosovë.

Prodekanja për mësim, Prof. Asoc. Dr. Edita Haxhijaha prezantoi me sukses “rekomandimet” që i jep stafi i Fakultetit të Edukimit, konkretisht komentet konstruktive, të dhëna nga profesorët që japin mësim në lëndën e praktikës pedagogjike. 

Kjo punëtori rezultoi me sukses dhe së shpejti të gjitha Fakultetet publike të Edukimit do të dalin me një doracak të përbashkët, i cili do t’u shërbejë të gjithëve në implementimin e tij.

Implementimi i doracakut për mësim praktik mundësohet nga projekti TAKE dhe Caritasi zviceran.

Fotot e lajmit

tp-bottom