Mbahet punëtoria e radhës në kuadër të projektit TAKE
Më 27 tetor 2023, në Fakultetin e Edukimit - UP u mbajt punëtoria për rishikimin e përgjithshëm të doracakut të praktikës pedagogjike. Pjesë e këtij takimi ishin profesorët nga Fakulteti i Edukimit të Universitetit “Fahmi Agani” në Gjakovë; Prof.Asoc.Dr. Edita Haxhijaha, Prof.Ass.Dr. Ruzhdi Kadrija dhe Prof.Ass.Dr. Valdet Hysenaj dhe të gjitha Fakulteteve të Edukimit të Universiteteve publike ne Kosovës.
Ky aktivitet është pjesë e projektit TAKE – University Cooperation i cili mbështetet nga CARITASI zviceran në Kosovë!