Në UFAGJ fillon implementimi i projektit TAKE

Në UFAGJ fillon implementimi i projektit TAKE

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, respektivisht në Fakultetin e Edukimit me përkrahjen e CARITAS-it zviceran dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka filluar implementimi i projektit “Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector” –TAKE.

Në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë u mbajt trajnimi i parë për prindërit e fëmijëve të institucioneve parashkollore nga Prof.Ass.Dr.Venera Vala-Këndusi me temë “Media-Ndikimet pozitive dhe negative në zhvillimin e fëmijëve”.

Ky projekt synon të sigurojë ofrimin e  edukimit të hershëm cilësor për fëmijët, të fuqizojë profesionistët e angazhuar në zhvillimin e fëmijëve dhe të fuqizojë edukatorët e rinj dhe ata në shërbim përmes ngritjes së kapaciteteve monitoruese dhe praktike të tyre.

Projekti financohet nga Qeveria, Principata e Lihtenshtajnit, realizohet nga Caritasi Zviceran (CACH) në Kosovë dhe implementohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës me përfshirjen e të gjitha Fakulteteve të Edukimit në Universitetet publike në Kosovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom