Studentët e vitit IV të Programit Fillon në Fakultetin e Edukimit, falënderuan Profesorët dhe asistentët të cilët i pëcollën përgjatë studimeve

Studentët e vitit IV të Programit Fillon në Fakultetin e Edukimit, falënderuan Profesorët dhe asistentët të cilët i pëcollën përgjatë studimeve

Në një aktivitet i cili u mbajt nga studentët e UFAGJ-së në ambientet e Fakultetit të Edukimit, sot janë nderuar dhe falënderuar profesorët e Fakultetit të Edukimit. Përfaqësuesja e studentëve gjatë fjalës së saj tha se profesorët i kushtuan rëndësi të jashtëzakonshme studentëve që janë pasqyra dhe imazhi i punës së vetë Universitetit.

“Në çdo aktivitet ne kemi theksuar rolin dhe rëndësinë e jashtëzakonshme tuajën. Puna dhe kontributi juaj janë njëkohësisht pasqyra dhe imazhi i punës së vetë universitetit. Mendoj që roli juaj dhe i kontributit tuaj është theksuar përherë. Vlen për t’u theksuar sërish se sa i rëndësishëm është për ne dhe për ata që do të vijnë”.

 “Jemi shumë mirenjohës për gjithë mundësinë që ju na jepni, që ne të përçojmë atë që bëjmë çdo ditë në UFAGJ. JU punuat fort ndërkohë dhe ne bëmë super punë. Jo vetëm që arritem të mbanim studentët të lidhur   por në një farë mënyrë të gjithë rrjetet sociale të UFAGJ-së të mos ndalonin. Në fakt habisnim pak edhe njerëzit se ku e gjenim energjinë, energjia ishin stafi i juaj i mrekullueshëm. Kështu që, ju faleminderit për mbështetjen dhe shpresoj që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën “.

 

Dekani bashkë me profesorët present iu uruan suksese studentëve dhe i inkurajuan ata që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të mos stepen nga dështimet, por të ringriten dhe të arrijnë sukseset e tyre të synuara.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom