Ftesë për pjesëmarrje në webinarin e organizuar nga KOMF
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, po vazhdon me serinë e webinareve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve dhe prindërve në fushën e zhvillimit në fëmijërinë e hershme.
KOMF ju fton të merrni pjesë në webinarin e radhës të organizuar në partneritet me Fakultetin e Edukimit, me temë: Hulumtuesit e vegjël – Të nxënit përmes projekteve, i cili do të mbahet më datë, 31 Mars 2020, nga ora 10:00 deri në 11:30, përmes platformës virtuale Zoom.
Folëse në këtë webinar do të jetë Prof.Ass.Dr. Arlinda Beka nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës.
Webinarët për zhvillimin në fëmijërinë e hershme realizohen nga KOMF, në bashkëpunim me organizatat anëtare të KOMF, Fakultetin e Edukimit, si dhe partnerë të KOMF.
Linku për qasje në platformën Zoom:
https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZUpc-iuqz4tE9zTPSMqC-kDK0dYm8p4yp8C
Webinari do të transmetohet edhe drejtpërdrejtë në faqen zyrtare të KOMF në Facebook.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: [email protected]
Sinqerisht,
Koalicioni i OJQ – ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF