“Kopshti” i Fakutetit të Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” u shndërrua në vend që ofron dashuri, humanizëm dhe kujdes për fëmijët

“Kopshti” i Fakutetit të Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani” u shndërrua në vend që ofron dashuri, humanizëm dhe kujdes për fëmijët

Klasa e kopshtit sot i ngjau zgjojeve të bletëve ngase kishte mirëpritur fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijë tjerë për të kaluar momente të bukura në këtë prag festash të fund vitit.

Përmes aktiviteteve rekreative dhe edukative dhe lojërave të ndryshme të ofruara me shumë dashuri nga studentet e fakultetit bëri që fëmijët të ndjehen shumë të gëzuar. Studentet përdorën strategji të mësimdhënies përmes aktiviteteve me karakter rekreativ, edukativ dhe socializues. Menaxhmenti i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, siguroi mjete të ndryshme të punës dhe dhurata për fëmijët me ç’rast u krijua atmosferë festive.

Fotot e lajmit

tp-bottom