Mobilitet akademik i suksesshëm i studenteve të UFAGJ-së në Universitetin e Barit “Aldo Moro” në Itali

Mobilitet akademik i suksesshëm i studenteve të UFAGJ-së në Universitetin e Barit “Aldo Moro” në Itali

Gjakovë, shtator 2026 – Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) vazhdon të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të ofrojë mundësi të shkëlqyera për ngritjen profesionale të studentëve të tij.

Gjatë periudhës maj – korrik 2026, studentet e Fakultetit të Mjekësisë në UFAGJ, Gresa Beqiraj dhe Andoresa Zekaj, realizuan me sukses mobilitetin e tyre akademik pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Barit “Aldo Moro” (Università degli Studi di Bari Aldo Moro) në Itali, në kuadër të programeve të shkëmbimit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj periudhe  intensive dhe përvojës praktike, Gresa dhe Andoresa patën mundësinë të marrin pjesë në ligjërata, punë kërkimore-shkencore si dhe praktika klinike në njërën nga qendrat më të njohura mjekësore në Itali. Ajo shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për përvetësimin e metodologjive bashkëkohore në fushën e mjekësisë dhe shkëmbimin e përvojave me profesorë e studentë ndërkombëtarë. Duke u ndërlidhur me përvojat r fituara  Gresa tha “Për mua, më e veçanta ishte vetë mundësia për të qenë pjesë e një universiteti jashtë vendit dhe për të përjetuar nga afër jetën akademike në Itali. Të studioja në një ambient të ri, të takoja njerëz të rinj dhe të përballesha me sfida të ndryshme ishte një përvojë që do ta mbaj mend gjatë.”

Pjesëmarrja në këtë mobilieet tregon përkushtimin e Universitetit “Fehmi Agani” për ngritjen e cilësisë së studimeve, ndërkombëtarizimin e institucionit dhe përgatitjen e kuadrove të reja mjekësore me standarde evropiane.

Universiteti “Fehmi Agani” përgëzon pjesëmarrëset  në përfaqësimin e dinjitetshëm të universitetit dhe u uron atyre suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik e profesional.

Article Gallery

tp-bottom