Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, për festën e Kurban Bajramit

Urimi i Rektorit Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, për festën e Kurban Bajramit

Të nderuar anëtarë të stafit akademik dhe adinistrativ, 
Të dashur studentë, 
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe në emrin tim personal, ju përcjell urimet më të sinqerta për këtë festë të sakrificës, solidaritetit, paqes dhe mirësisë.

Kurban Bajrami është një moment reflektimi për vlerat më të larta njerëzore: përkushtimin, ndihmën ndaj njëri-tjetrit, respektin, mirëkuptimin dhe kujdesin për ata që kanë më shumë nevojë. Kjo festë na kujton rëndësinë e bashkimit, të faljes dhe të forcimit të lidhjeve familjare e shoqërore.

Në këtë ditë të veçantë, uroj që në familjet tuaja të mbizotërojë shëndeti, harmonia, begatia dhe gëzimi. Le të jetë kjo festë frymëzim për më shumë mirësi, bashkëpunim dhe solidaritet në komunitetin tonë universitar dhe në gjithë shoqërinë.

Me fat Kurban Bajramin!

Me respekt,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Rektor

tp-bottom