Fakulteti i Edukimit  me 23.12.2025 organizoi një Tryezë Diskutimi me temën: “Zgjerimi i zërave të rinj në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.”

Fakulteti i Edukimit me 23.12.2025 organizoi një Tryezë Diskutimi me temën: “Zgjerimi i zërave të rinj në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.”

E ftuar për të ndarë përvojën e punës me të mbijetuarit e dhunës seksuale ishte znj. Veprore Shehu, Drejtoreshë Ekzekutive në organizatën Medica. Aktiviteti u realizua në kuadër të një trajnimi të mbajtur nga psikologia Emirjeta, asistente në Fakultetin e Edukimit dhe njëherazi pjesëtare e stafit të Medica Kosova, e cila përmes përvojës së saj profesionale ndau me studentët raste, ngjarje dhe përvoja të ndërlidhura me këtë temë të ndjeshme.

Gjatë trajnimit u diskutua mbi ndjeshmërinë në trajtimin e kësaj teme delikate, sfidat e shtjellimit të saj në mjediset akademike, si dhe rëndësinë e krijimit të hapësirave të sigurta për dialog, empati dhe mbështetje.

Ky organizim u mbështet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës përmes ndihmës të ofruar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ndërsa në tryezë morën pjesë edhe Prodekanja Edita Haxhijaha dhe Prof. Dr. Sindorela Doli, të cilat mbajtën fjalime rasti, duke theksuar rolin e institucioneve arsimore dhe të të rinjve në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Article Gallery

tp-bottom