Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë certifikon Studentët Tutorë

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë certifikon Studentët Tutorë

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, sot u mbajt ceremonia e certifikimit të studentëve tutorë nga Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie. Koordinatorja e Qendrës dhe njëherit U.D. Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Sindorela Doli – Kryeziu, së bashku me Prorektoren për Mësimdhënie dhe Çështje për Studentë, Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, dhe përfaqësuesen e Këshillit të Trajnerëve, Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri, falënderuan studentët për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Në fjalën e saj, Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri shprehu mirënjohje për punën e palodhshme të Qendrës Didaktike dhe studentëve tutorë, të cilët me përkushtim kanë ndihmuar bashkëstudentët e tyre.

Koordinatorja e Qendrës Didaktike, Prof. Dr. Sindorela Doli – Kryeziu u shpreh se është kënaqësi e madhe të dëgjohen komentet pozitive nga studentët që kanë përfituar nga ndihma e tutorëve, duke e vlerësuar këtë si një dëshmi të suksesit të përzgjedhjes së tyre. Edhe Prof. Ass. Dr. Gentiana Muhaxhiri ndau fjalë të mira për punën dhe përkushtimin e studentëve tutorë.

Nga tjetër, studentët tutorë të certifikuar shprehën mirënjohje për këtë mundësi, duke e cilësuar si një përvojë të vlefshme për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të kontribuar në suksesin e bashkëstudentëve.

Në javët e ardhshme, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë do të hapë thirrjen për të përzgjedhur tutorë të rinj për vitin e ri akademik për të vazhduar këtë traditë të universitetit.

Article Gallery

tp-bottom