Njoftim për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2023/2024

Njoftim për regjistrimin e lëndëve dhe regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2023/2024

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, të nivelit Bachelor dhe Master se në SMU janë bartur të gjitha lëndët dhe mund t'i regjistroni lëndët e semestrit dimëror tek profesorët përkatës.

Afati për regjistrimin e semestrit dimëror për vitin akademik 2023/2024 bëhet në datat:

24.10.2023 – 10.11.2023

Studentët janë të obliguar që fillimisht të regjistrojnë lëndët në SMU dhe pastaj të vazhdojnë me procedurën e regjistrimit të semestrit.

Në bazë të udhëzimit të MASHTI UA 09/2021 studentët që regjistrojnë semestrin për herë të parë janë të liruar nga pagesa e semestrit. Ndërsa studentët që regjistrojnë semestrin për herë të dytë e më shumë duhet të bëjnë pagesën prej 25€ për nivelin Bachelor dhe 150€ për nivelin Master.

Regjistrimi i semestrit bëhet në zyrën e shërbimit për studentë në fakultetet përkatëse.

Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.

tp-bottom