Prof. asoc. dr. Sindorela Doli Kryeziu ishte e ftuar si pjesë e panelit për të diskutuar rreth temës “Fuqizimi i zhvillimit të fëmijëve në vitet e hershme përmes lojës: perspektivat dhe praktikat aktuale”

Prof. asoc. dr. Sindorela Doli Kryeziu ishte e ftuar si pjesë e panelit për të diskutuar rreth temës “Fuqizimi i zhvillimit të fëmijëve në vitet e hershme përmes lojës: perspektivat dhe praktikat aktuale”

Caritasi Zviceran, në kuadër të projektit SHPRESE, organizoi konferencën vjetore me temën “Fuqizimi i zhvillimit të fëmijëve në vitet e hershme përmes lojës: perspektivat dhe praktikat aktuale”.

Konferenca u zhvillua me një (1) panel diskutimi dhe tri (3) sesione të pasuruara me prezantime që adresojnë aspekte të ndryshme shkencore, teorike e praktike në kontekstin e lojës.

Prof. asoc. dr. Sindroela Doli Kryeziu ishte e ftuar si pjesë e panelit për të diskutuar rreth temës “Fuqizimi i zhvillimit të fëmijëve në vitet e hershme përmes lojës: perspektivat dhe praktikat aktuale”.

Ndërsa, studentja znj. Fitore Panduri mori pjesë me prezantim të punimit në sesionin e tretë: Organizimi dhe menaxhimi i lojës në praktikë & dokumentimi, me temën: “Rëndësia e lojës në kushte të zakonshme dhe socializmi i fëmijëve përmes saj”.

Në fund të konferencës u ndanë certifikata të pjesëmarrjes për pjesëmarrësit aktiv.

Projekti SHPRESE përkrahet nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit, Fondacioni Medicor dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

 

 

Article Gallery

tp-bottom