Fakulteti i Edukimit organizon program artistik për nder të festave të fundvitit

Fakulteti i Edukimit organizon program artistik për nder të festave të fundvitit


Sot me datë 28.12.2017, në Fakultetin e Edukimit është organizuar program festiv për festat e fundvitit nga studentët e të dy Programeve, Parashkollor dhe Fillor. 
Në program dolën studentët me këngë arbëreshe, skeç, sfilatë mode të dizajnuar nga mjetet ricikluese dhe të sfiluar nga vetë studentët, kori i Fakultetit të Edukimit të ushtruar nga profesoresha Mimoza Kurshumlia.

Gjithashtu, studentët me punën e tyre kreative kanë bërë ekspozitë me elemente festive.
Ideja, skenari dhe përgatitja e programit ishte nga profesoresha Sindorela Doli-Kryeziu.
Prezent pos studentëve dhe profesorëve të Universitetit tonë, ishin edhe menaxhmenti i Rektoratit.

Fjalën përshëndetëse e bëri Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Dr. Ilir Kelmendi
Falenderojmë edhe Kuvendin Komunal për përkrahjen e tyre.
Programi u përcoll edhe nga media Tv Syrit.

Article Gallery

tp-bottom