Në mënyrë virtuale u mbajt trajnimi me temën “Menaxhimi i efekteve të pandemisë tek punonjësit e arsimit dhe fëmijët në edukimin parafillor”

Në mënyrë virtuale u mbajt trajnimi me temën “Menaxhimi i efekteve të pandemisë tek punonjësit e arsimit dhe fëmijët në edukimin parafillor”

Të shtunën, më 06.03.2021, u mbajt në mënyrë virtuale trajnimi me temën “Menaxhimi i efekteve të pandemisë tek punonjësit e arsimit dhe fëmijët në edukimin parafillor” organizuar nga Qendra Mësimore BETHANY CHRISTIAN SERVICES. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin: edukatorë, studentë, të diplomuar dhe udhëheqës të institucioneve parashkollore. Trajnimin e udhëhoqi znj.Ema Jashari nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim.

Nëntemat kryesore të cilat u diskutuan në këtë trajnim ishin: Fëmijët dhe pandemia, Edukatorët dhe pandemia, Si menaxhohen efektet e pandemisë tek edukatorët dhe Si menaxhohen efektet e pandemisë tek fëmijët. Nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë pjesëmarrës ishin: Arnisa Jaka (përfaqësuese e OJQ ALUMNI I UGJFA), Rolanda Mula (Konsulente për Menaxhim të Projekteve), studentë dhe të diplomuar nga Fakulteti i Edukimit.

Trajnimi u zhvillua në formën e bashkëbisedimit dhe shkëmbimit të përvojave mes pjesëmarrësve gjë që mundësoi ngritjen e shumë temave të rëndësishme për diskutim nga fusha e edukimit parashkollor. Gjithashtu nga trajnerja pjesëmarrësit u informuan edhe me hulumtimet më të fundit sa i përket menaxhimit të stresit tek edukatorët dhe fëmijët, për prindërit toksikë, për faktorët që e shkaktojnë stresin të identifikuar nga vetë edukatorët e shumë statistika të tjera.

Pjesëmarrësit u ndanë shumë të kënaqur dhe shprehën interesim që të marrin pjesë prapë në trajnime të tilla që u mundësojnë informimin me të rejat më të fundit sa i përket profesionit të tyre.

tp-bottom