Rektori Nimani uron studentët dhe stafin për vitin e ri akademik

Rektori Nimani uron studentët dhe stafin për vitin e ri akademik

Studentë të dashur, profesorë, asistentë dhe zyrtarë tjerë të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, me rastin e fillimit të vitit akademik 2020/2021, uroj të keni një fillim të mbarë të procesit mësimor.

Nga nesër fillon viti akademik 2020/2021 për studentët ekzitues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, i cili na gjen në një situatë ndryshe, si pasojë e pandemisë Covid-19. Prandaj, studentët dhe i gjithë stafi i UGJFA-së me përkushtim të plotë do të zhvillojnë procesin mësimor, duke i respektuar vendimet e MASh-it dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore-IKShPK-së.

Me angazhimin e të gjithëve do të kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit për njëri-tjetrin dhe duke besuar në përkushtimin dhe suksesin e juaj, ju ftoj që gjatë studimeve të shpenzoni gjithë energjinë tuaj në kërkim të standardeve më të mira të studimit dhe etikës akademike.

Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në këtë vit të ri akademik!

Prof. Ass. Dr. Artan Nimani

tp-bottom