
Prof.Dr. Behxhet Gaxhiqi
Prorektor Për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë
- Tel:
- Email: [email protected]
Punimet shkencore të publikuara në platformat Scopus dhe Web of Science.
| Titulli i punimit | Viti | Linku |
|---|
Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi është Prorektor për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Profesor i rregullt në Fakultetin e Edukimit të këtij universiteti. Ka një përvojë të gjerë akademike dhe profesionale në arsimin e lartë.
Prof.dr.Behxhet Gaxhiqi ka përfunduar studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku ka marrë titujt Bachelor dhe Master në Departamentin e Pedagogjisë. Më pas,ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës në vitin 2014, në fushën e shkencave sociale.
Karrierën akademike e ka filluar në vitin 2009 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin e Edukimit, ku ka qenë i angazhuar si ligjërues në lëndët pedagogjike, në qendrat e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.
Prof.Dr.Behxhet Gaxhiqi. Që nga viti 2015, është pjesë e rregullt e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë. Në kuadër të angazhimit të tij institucional, ai ka ushtruar një sërë funksionesh të rëndësishme drejtuese në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ndër të cilat: Ka shërbyer si shef i programit fillor në Fakultetin e Edukimit, më pas si prodekanë për çështje mësimore në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Gjakovës. Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Udhëheqës i Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie (QDPM). Anëtar i Senatit të Universitetit si përfaqësues i stafit akademik. Anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, për dy (mandate). Anëtar i shumë grupeve punues në kuadër të Universitetit dhe të njësisë akademik. Është vleruar më mirënjohje për performancën më të mirë në mësimdhënie si profesor për periudhën trevjeçare. Nga Zyra për Sigurim të Cilësisë dhe Komisioni Qendror për Sigurimin e Cilësisë, bazuar në Raportin për Performancën e Stafit Akademik.(2024).Është vleruar me mirënjohje edhe nga Parlamenti studentor dhe nga Këshilli studentor në Fakultetin e Edukimit, për kontributin e dhënë për bashkëpunim me student.
Ka qenë gjithashtu i angazhuar si profesor në Universitetin e Prizrenit, “Ukshin Hoti “Fakultetin e Edukimit, Universitetin “Haxhi Zeka” Pejë, Fakultetin e Artëve. Po ashtu është Njëri ndër ideatorët dhe themeluesit e Fakultetit të Shkencave sociale, bartës i programit qe nga themelimi i këtij Fakulteti.
Prof.dr.Behxhet Gaxhiqi ka publikuar punime shkencore në revista ndërkombëtare të njohura, si dhe ka kontribuar me punime në monografi kombëtare dhe ndërkombëtare. është autor i disa librave universitarë, monografive dhe teksteve mësimore në fushën e edukimit dhe shkencave sociale. Ka marrë pjesë dhe ka prezantuar në konferenca të njohura të arsimit në Angli,Kopenhagen,Gjermani,Selanik,Turqi, Tiranë, etj. Po ashtu, është trajnerë i certifikuar për tema pedagogjike që lidhen me mësimdhënien bashkëkohore. Fushat kryesore të interesimit shkencor përfshijnë pedagogjinë, didaktikën, metodologjinë e mësimdhënies, zhvillimin e kurrikulave, teknologjinë në edukim, edukimin gjithëpërfshirës dhe politikat sociale. Ka ndjekur një numër të madh trajnimesh profesionale, të ndërlidhura me fushën e mësimdhënies dhe të menaxhimit, të gjitha të akredituara, të realizuara si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Për më tepër, ka marr pjesë ne disa projekte ndërkombëtare në fakultet dhe në Universitet dhe aktualisht është pjesë i projektit WB EDU4MIGRATION Erasmus+.
Aktualisht, në cilësinë e prorektorit për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, udhëheq proceset që lidhen me zhvillimin e politikave akademike, sigurimin e cilësisë, akreditimin, zhvillimin e programeve të studimit dhe avancimin e standardeve të arsimit të lartë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.