Bashkëpunim që hap dyer të reja për studentët

Bashkëpunim që hap dyer të reja për studentët

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt takimi i universiteteve publike shqipfolëse nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi për kërkimin shkencor, inovacionin dhe mobilitetin akademik.

Për ne si Parlament Studentor, ky bashkëpunim përfaqëson mundësi të reja për studentët dhe zhvillimin e tyre akademik.

Kënaqësi e veçantë ishte moderimi i takimit nga studentja Alisa Podrimqaku, Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit, e cila na përfaqësoi neve si studentë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dëshmuar rëndësinë e përfshirjes së studentëve në jetën universitare.

Studentët duhet të jenë gjithmonë në qendër të çdo zhvillimi universitar…

Fotot e lajmit