Bashkëbisedim me profesorë nga Danimarka në Fakultetin e Shkencave Sociale
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale patën mundësinë të zhvillojnë një diskutim të hapur me profesorë nga Universiteti UCL në Danimarkë.
Në këtë takim morën pjesë Rektori Prof. Asoc. Dr. Drilon Bunjaku, Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Ferdi Kamberi, përfaqësuesit e studentëve të të gjitha viteve dhe përfaqësues të Parlamentit Studentor.
Gjatë diskutimit, studentët morën këshilla dhe përvoja profesionale për mënyrën e përballjes me situata të ndjeshme emocionale dhe me klientët me të cilët do të punojnë në të ardhmen.
I falënderojmë profesorët nga Danimarka për vizitën, këshillat dhe kohën që ndanë me studentët tanë.