Parlamenti Studentor dhe Fakulteti i Shkencave Sociale shënojnë Tetorin Rozë
Parlamenti Studentor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale, organizuan aktivitetin me temën “Ndërgjegjësim për një temë që nuk duhet heshtur”.
Në aktivitet morën pjesë kryesuesja e Këshillit Drejtues të UFAGJ-së, Majlinda Haxhikadrija, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof. asoc. dr. Ferdi Kamberi, kryetarja e Parlamentit Studentor, Elda Gacaferi, si dhe studentë dhe të ftuar të tjerë.
Folëse kryesore ishin Valbona Kastrati nga OJQ-ja “Ia Vlen të Jetosh” dhe MSc. Mirelinda Llapi, infermiere. Aktiviteti u moderua nga studentja Altrina Halilaj.
Një nga mesazhet kryesore të aktivitetit ishte se Tetori Rozë duhet të kujtohet gjatë të gjitha 365 ditëve të vitit, e jo vetëm gjatë një muaji. U theksua rëndësia e kontrolleve të hershme, ndërgjegjësimit që nga mosha e re dhe mbështetjes ndaj njëri-tjetrit.
“ Një gjest i veçantë solidariteti ishte dhurimi i flokëve nga studentja Rrona Rudi për shoqatën, si shenjë mbështetjeje për gratë që përballen me kancerin.”
Falënderojmë folëset, studentët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe mbështetjen e tyre.
Ndërgjegjësimi është hapi kryesor drejt ndryshimit…