Ligjëratë e hapur në Fakultetin e Edukimit në nder të Ditës së Tokës
Sot, më 22 prill 2026, në Fakultetin e Edukimit u mbajt një ligjëratë e hapur me rastin e Ditës së Tokës, e cila mblodhi studentë, staf akademik dhe të ftuar të veçantë.
Në këtë aktivitet morën pjesë folës të njohur si Prof. Dr. Lulzim Zeneli i cili ndau me të pranishmit mendime dhe mesazhe të rëndësishme mbi mbrojtjen e mjedisit dhe rolin e edukimit në zhvillimin e qëndrueshëm.
Organizimi u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit, ndërsa prania e një intelektuali të shquar dhe autoriteteve akademike i dha aktivitetit një rëndësi të veçantë.
Ky aktivitet u konsiderua një sukses dhe një hap i rëndësishëm në vetëdijesimin për mbrojtjen e mjedisit.