Asist. Kumnova - Hoxha pjesëmarrëse në Javën Ndërkombëtare të Edukimit në Universitetin e Romës

Asist. Kumnova - Hoxha pjesëmarrëse në Javën Ndërkombëtare të Edukimit në Universitetin e Romës

Gjatë datave, 21-25 Tetor 2024 Asistente Emirëjeta Kumnova - Hoxha nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë morri pjesë në Javën Ndërkombëtare të Edukimit të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Romës (UNINT).

Kjo vizitë u mundësua në kuadër të projektit KA171 COMMO konsortiumi për mobilitet të stafit akademik në mësimdhënie brenda kornizës së projekteve të  ERASMUS +.

Duke përfaqësuar UFAGJ-në Asist. Emirëjeta Kumnova - Hoxha prezantoi punën dhe përkushtimin e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë në edukimin cilësor dhe përgatitjen profesionale të studentëve specifikisht të Fakultetit të Edukimit!

Perveç pjesëmarrjes në ligjëratë me studentë të këtij Universiteti, në bashkëpunim me Prof.Dr. Sanja Vlahovic nga Universiteti Ndërkombëtar i Romës ku u shkëmbyen  përvojat e dy Universiteteve në fushën e mësimdhënies dhe ndërtimit të bashkëpunimeve në të ardhmen,  Asist. Kumnova Hoxha mbajti edhe një seminar për stafin akademik të Universitetit Ndërkombëtar të Romës dhe studentë me temën " Roli i Zhvillimit Personal në profesionin e mësimdhënies, mirëqenia dhe vetëkujdesi".

Kjo vizitë kontribuoi në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe promovimin e mundësive të reja për bashkëpunim akademik midis dy universiteteve.

Fotot e lajmit

tp-bottom