Takimi i Bordit Këshilldhënës i Fakultetit të Edukimit

Takimi i Bordit Këshilldhënës i Fakultetit të Edukimit

Pas disa takimesh radhazi, sot, në objektin e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Fehmi Agani”, në Gjakovë u mbajt takimi finalizues në mes të anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Ndërmarrësi dhe përfaqësuesve të stafit akademik të Fakultetit të Edukimit. Në takim u diskutua për aplikimin e programeve të reja për riakreditim dhe akreditim, bashkëpunimet dhe rekomandimet me interes reciprok (trajnime, këshillime, ekspertiza profesionale, mundësi punësimi si dhe praktika profesionale, hulumtime).

Anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Ndërmarrësi janë nga komuniteti i biznesit, institucioneve relevante, organizatat qeveritare si dhe nga shoqëria civile.

 

tp-bottom