Asistenti Vllaznim Mula realizon një vizitë dy mujore në Universitetin e Milanos (UNIMI) në Itali

Asistenti Vllaznim Mula realizon një vizitë dy mujore në Universitetin e Milanos (UNIMI) në Itali

Asistenti Vllaznim Mula është aktualisht duke qëndruar për një vizitë dy mujore (Qershor dhe Korrik) në Universitetin e Milanos (UNIMI) në Itali. Ai po punon në Departamentin e Shkencave Mjedisore dhe Politike, nën mentorimin e Profesorit Giangiacomo Beretta, në kuadër të një praktike profesionale të projektit NanoKos, me titull “Nanoparticles in Environment and Medical Research,” nga Komisioni Evropian me referencë EUROPEAID/173691/DD/ACT/XK.

Gjatë kësaj periudhe, Asistenti Mula bashkëpunon me ekspertët kryesorë në fushën e mjedisit, duke fituar aftësi praktike në përdorimin e teknologjive më të avancuara. Ai po kontribuon në projekte kërkimore inovative së bashku me stafin e Universitetit të Milanos.

Puna hulumtuese e realizuar gjatë kësaj praktike pritet të publikohet në revista prestigjioze ndërkombëtare me faktor impakti të lartë. Në këto publikime, adresa e universitetit tonë do të përfshihet në afiliacione, duke ndikuar pozitivisht në ranglistën botërore të universitetit tonë.

Universiteti ynë gjithmonë mbështet stafin për bashkëpunime të tilla që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor. Pas kthimit të tij, Asistenti Mula do të ndajë idetë dhe përvojat e fituara gjatë praktikës me pjesën tjetër të stafit akademik, duke kontribuar kështu në avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve tona akademike dhe kërkimore.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom