Pritja e studentëve të rinj me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024

Pritja e studentëve të rinj me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024

Sot më datë 2 tetor, u bë pritja e studentëve të rinj në secilën njësi përkatëse prej orës 10:00.

Në fakultetin e Edukimit, pritja u bë nga ana e Dekanit të ri Prof. asoc. dr. Ilmi Hoxha, së bashku me profesorët Prof. dr. Sindorela Doli-Kryeziu, Prof. dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof. ass. dr. Shefqet Mulliqi, ass. Jetmir Durmishi e profesorë të tjerë të Universitetit tonë.

Studentët u njoftuan për çështjet akademike dhe teknike që do t’i përcjellin në këto katër vite studimi. 

I gjithë stafi i Fakultetit të Edukimit e përmbylli pritjen e studentëve duke vazhduar me leksionet e parapara sipas orarit.

Dhe në fund, Dekani Prof. asoc. Dr. Ilmi Hoxha së bashku me stafin e këtij fakulteti i uroi studentët të kenë shëndet, suksese dhe arritje sa më të larta gjatë studimeve të tyre.

Fotot e lajmit

tp-bottom