Studentët e Fakultetit të Edukimit prezantojnë projektet hulumtuese

Studentët e Fakultetit të Edukimit prezantojnë projektet hulumtuese

Në kuadër të lëndës Bazat e hulumtimit në edukim, studentët e vitit të katërt Programi Fillor dhe Parashkollor prezantuan projektet e tyre hulumtuese. Këto projekte hulumtuese u udhëhoqën nga Prof.Asoc.Dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof.Ass.Dr. Venera Vala Këndusi dhe Ass. Dr. Zamira Gashi Shatri.

Pjesëmarrës ishin Dekani i Fakultetit të Edukimit Prof.Dr. Ilir Kelmendi , Prodekani për mësim Prof.Asoc.Dr. Ilmi Hoxha, Sekretarja e Universitetit M.Sc. Linda Dula Halilabazi , stafi akademik si dhe studentët të cilët na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

I gjithë ky aktivitet u zhvillua në përpjekje të ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësim nxënies në institucionin tonë.

U akordua që rezultatet e dala nga këto projekte hulumtuese të merren parasysh duke synuar që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me hulumtime tjera të ardhshme.

Fotot e lajmit

tp-bottom