Në Fakultetin e Edukimit për herë të parë realizohet “Poster konferenca” e studentëve nga lënda Praktika Pedagogjike III
Nën udhëheqjen e prof. ass. dr. Drita Kadriu dhe prof. ass. dr. Edita Haxhijaha, studentët e Fakultetit të Edukimit të programit fillor dhe parashkollor të vitit të III-të, realizuan “poster konferencën” nga lënda Praktika Pedagogjike III.
Studentët paraqitën modele të orëve mësimore, të cilat i kanë realizuar gjatë punës praktike nëpër shkolla të ndryshme. Përmes këtij aktiviteti ata tregun njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë e fituara në ndërtimin e konceptit të njësisë së mësimdhënies dhe ndërlidhjen e mësimidhënies me programin e tërësishëm. Posterët me orët model të studentëve tregun se studentët e njohin dhe zbatojnë mirë kurrikulën, duke hartuar modele të orëve përmes strategjive të mësimdhënies dhe të nxënit. Studentët ndërtuan koncepte të qarta të lidhjes së planifikimit me përmbajtjen, strategjitë dhe vlerësimin e nxënësve.
Vlen të theksohet se modelet e orëve mësimore të prezentuara nga studentët paraqitën një strukturë të qartë të orës mësimore ERR, përgatitjen e mjeteve të konkretizimit, strategjitë ndërvepruese për realizim të orës mësimore si dhe aktivitetet e nxënësve gjetë orës së mësimit.
Ky model i “poster konferencës” u realizua për herë të parë në Fakultetin e Edukimit dhe do të shndërrohet në praktika të mira të punës, duke e planifikuar si aktivitet së bashku me komunitetin e mësimdhënësve të shkollave ku nxënësit vijojnë praktikën profesionale.