Në Fakultetin e Edukimit u mbajt punëtoria në mes të Caritasit Zviceran dhe stafit akademik

Në Fakultetin e Edukimit u mbajt punëtoria në mes të Caritasit Zviceran dhe stafit akademik

Sot në Fakultetin e Edukimit u mbajt punëtoria në mes të Caritasit Zviceran dhe stafit akademik, për prezantimin e pajisjeve (inventarin dhe lodrat) që i përket një klase parashkollore (sipas projektit të nënshkruar me memorandum mirëkuptimi nga të dyja palët në korrik të 2019-ës, me titull “Vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë – SHPRESË”).

Pajisja me inventarin e klasës përgatitore në Fakultetin e Edukimit për Programin Parashkollor u  implementua gjatë muajit korrik të vitit 2020, ku është krijuar një hapësirë për profesorët dhe studentët që mund ta shfrytëzojnë për pjesën praktike të punës në kuadër të lëndëve për Programin Parashkollor. Profesorët të cilët janë marrë drejtpërdrejt me projektin janë Prof. Asoc. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu dhe Prof. Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi, të cilët bashkëveprojnë me punën praktike pos asaj akademike me studentët e këtij fakulteti.

Fotot e lajmit

tp-bottom