Mbahet sesioni i parë i Punëtorisë "Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë"
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, respektivisht Fakulteti I Edukimit në bashkëpunim me organizatën Art and Community Center - ARTPOLIS, realizoi sesionin e parë të punëtorisë ‘Adresimi i Ngacmimeve Seksuale brenda Universiteteve Publike në Kosovë'.
Kjo punëtori u realizua me sukses përmes ligjëratës që e mbajti Prof.Emirjetë Kumnova, mësimdhënëse e angazhuar në Fakultetin e Edukimit dhe psikologe në Medika Kosova. Ligjëratën e përcollën me shumë entuziazëm një numër i madh i studentëve të Universitetit tonë dhe mësimdhënës të Fakultetit të Edukimit.
Organizata Artpolis falenderoj për bashkëpunimin me UGJFA-në dhe vazhdon të tregoj gatishmëri për iniciativa të tilla edhe në të ardhmen.