
Njoftim për shpërndarje të ID kartelave për studentët e vitit të parë
Njoftojmë studentët e vitit të parë (2025/2026) të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë se shpërndarja e ID kartelave do të bëhet të martën me dt. 14.10.2025 deri të enjten me dt. 16.10.2025 nga ora 13:30 - 15:00.
Shpërndarja e ID kartelave bëhet në fakultetet përkatëse tek zyrat e referentëve. Studentët personalisht duhet të tërheqin ID kartelën dhe të paraqiten me letërnjoftim.
Manuali i përdorimit të SMU për studentë mund të shkarkohet në këtë link.