
Punëtoria me temë " Rëndësia e Lojërave Muzikore dhe aktiviteteve ritmike dhe melodike në Arsimin Parashkollor “- Projekti TAKE
Në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, më 26.04.25 u mbajt punëtoria e rradhës me edukatoret e institucioneve parashkollore nga Prof.Ass.Msc. Mimoza Kurshumlia me temë : "Rëndësia e Lojërave Muzikore dhe aktiviteteve ritmike dhe melodike në Arsimin Parashkollor”.
Përmes kësaj punëtorie edukatoret janë informuar për zhvillimin njohës, motorik, social dhe emocional të fëmijëve nga perspektiva e pjesëmarrjes në lojra dhe aktivitete të përbashkëta edukative dhe argëtuese.
Punëtoria u realizua në kuadër të projektit TAKE “Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector”, projekt që realizohet nga Caritasi Zviceran (CACH) në Kosovë dhe implementohet nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës me përfshirjen e të gjitha Fakulteteve të Edukimit në Universitetet publike në Kosovë.