Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë përfitues i projektit TAKE
Fakulteti i Edukimit me përkrahjen nga Principata e Lihtejnshtajnit përmes CARITAS-it zviceran ka lansuar projektin “Together Advancing Kosovo’s Training and Employment within the Education Sector (TAKE)” i cili do të implementohet në bashkëpunim me të gjitha fakultetet publike të edukimit në Kosovë.
Pjesëmarrës në lansimin e projektiti ishin drejtori i CARITAS në Kosovë z. Gerhard Schaumberger, këshilltarja e MASHTI, znj. Laura Lutfiu, rektori i UP, prof. dr. Qerim Qerimi, dekani i Fakultetit të edukimit prof. asoc. Blerim Saqipi, përfaqësuesja dhe njëkohësisht koordinatorja e projektit TAKE nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Fehmi Agani“ në Gjakovë Prof. ass.dr. Zamira Gashi Shatri dhe kordinatorët e fakulteteve të tjera të edukimit.
Informacion mbi Kontekstin e Projektit
Për të arritur qëllimet e projektit tonë, kemi përgatitur një qasje të përmbledhur që përfshin bashkëpunimin me palët e interesuara dhe një seri veprimesh strategjike. Këto veprime përfshijnë:
- Bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Fakultetetve të Edukimit në Kosovë për të synuar arritjen e qëllimeve kombëtare në fushën e edukimit të hershë
- Zhvillimin e programeve të ngritjes së kapaciteteve të personalizuara, të cilat përfshijnë aktivitete për edukatorët dhe trajnime për prindërit;
- Themelimin e qendrave didaktike brenda fakulteteve;
- Krijimin e një baze të plotë të të dhënave mbi cilësinë e arsimit të edukimit të hershëm me qëllimin e lehtësimit të vendimmarrjes bazuar në të dhëna;
- Rishikimin dhe ristrukturimin e praktikave pedagogjike për edukatorët e rinj dhe krijimin e mekanizmave afatgjatë për mentorim dhe monitorim;
- Realizimin e aktiviteteve jashtëkurrikulare dhe hulumtimeve specifike për nevojat politike dhe praktike në bashkëpunim me institucionet parashkollore;
- Zhvillimin e shkathtësipe praktike të edukatorëve para shërbimit përmes praktikës pedagogjike në institucione parashkollore
Duke zbatuar këto hapa strategjik, projekti synon të sigurojë ofrimin e edukimit të hershëm cilësor për fëmijët, të fuqizojë profesionistët e angazhuar në zhvillimin e fëmijëve dhe të fuqizojë edukatorët e rinj dhe ata në shërbim përmes ngritjes së kapaciteteve monitrouese dhe praktike të tyre.