U mbajt Programi Festiv për festat e fundvitit, i organizuar nga studentët dhe stafi i Fakultetit të Edukimit

U mbajt Programi Festiv për festat e fundvitit, i organizuar nga studentët dhe stafi i Fakultetit të Edukimit

Me datën 28.12.2023 është mbajtur programi festiv tradicional i organizuar nga Fakulteti i Edukimit në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë. 

Pas hapjes së programit festiv, rektori Bunjaku me një fjalë rasti fillimisht përshëndeti Kryetarin e Komunës së Gjakovës Z. Gjini, Drejtoreshat Znj. Baçi, dhe Znj. Roka, Drejtorin e shkollës së muzikës Z. Sada, Prodekanen e Fakultet të Edukimit Prof. Haxhijaha, stafin akademik dhe administrativ, si dhe studentët dhe të pranishmit në sallë. Rektori Bunjaku tha se ky program festiv për festat e fundvitit është një traditë e organizmit qysh prej kohës kur Fakulteti i Edukimit ka qenë Degë e Universitetit të Prishtinës. Poashtu, shpjegoi rëndësinë e programit për studentët lidhur me aktivitetet ekstra kurrikulare. Për fund falënderoi në veçanti studentët dhe Prof. Sindorela Doli dhe Prof. Mimoza Kurshimlija për punën e pakursyer dhe angazhimin, si dhe të gjithë ata që bën të mundur realizimin e këtij programi. 

Pastaj me një fjalë rasti kryetari Z. Gjini, i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe tha se aktivitetet e tilla organizative të studentëve janë çdo herë të mirëseardhura, sepse në këtë formë çdo herë e më shumë do të kenë mundësinë të fitojnë përvojën dhe të perfeksionohen edhe më shumë në aktivitete të ndryshme.

Vlen të potencohet që përpos pikave të ndryshme muzikore, valleve, recitimit, etj. kishte edhe aktivitet të përfshirjes së “studentit dhe mësimdhënësit”.

Fotot e lajmit

tp-bottom