logo

Fakulteti i Edukimit

lajm

Vizitë në Shqipëri e studentëve të Fakultetit të Edukimit

26/02/2018


Studentët e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani" udhëhequr nga Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu më datën 12 Shkurt vizituan Teatrin Kombëtar në Tiranë, si vazhdimësi e aktiviteteve për punën e bërë në programin artistik (ku kishte këngë, shfaqje humoristike dhe sfilatë mode të përgatitura dhe sfiluar nga vetë studentët). 
Në Tiranë u pritën nga znj.Nevila Hoxha - Karalliu, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun tek Teatri Kombëtar, e cila prezantoi punën dhe aktivitetet që nga fillimi i këtij Teatri ku nxori emra të mëdhenj të skenës shqiptare, si: Kadri Roshi, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Roland Trebicka, Margarita Xhepa e shumë e shumë të tjerë. Pos tjerash, të dyja palët shfaqën interesimin që edhe studentët tanë të prezantojnë pjesë teatrale në Teatrin Kombëtar. Prezent ishin edhe disa nga profesorët e Universitetit të Gjakovës.
Vizita u mundësua me përkrahjen financiare nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, për çka edhe e falënderojmë shumë.