Në UFAGJ filloi Viti i Ri Akademik 2022/2023

Në UFAGJ filloi Viti i Ri Akademik 2022/2023

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof.Asoc.Dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga menaxhmenti i Universitetit, sot me rastin e fillimit të vitit të ri akademik ka vizituar të gjitha njësitë akademike, me ç’ rast është takuar me dekanë, mësimdhënës dhe studentë, të cilët i ka uruar për  fillimin e vitit të ri akademik 2022/2023.

Në këtë ditë të veçantë, Rektori iu drejtua studentëve me këto fjalë:

“JU, kërkues të dijes që po filloni me entuziazëm dhe plot energji vitin e ri akademik 2022/2023, dëshiroj t’ju uroj mirëseardhje të ngrohtë që na besuat duke na përzgjedhur, sikurse dëshiroj t’iu uroj një rikthim të mbarë studentëve ekzistues në këtë mjedis plot gjallëri dhe të bukur universitar”.

Në emër të Universiteti “Fehmi Agani” të Gjakovës, të stafit akademik, të të gjitha strukturave drejtuese ju garantojmë se do të punojmë në mënyrë të palodhur për edukimin sa më të mirë të studentëve dhe pregatitjen e tyre nga pikpamja profesionale sa më të lartë.

Ju uroj shëndet dhe shumë suksese në këtë vit të ri akademik!

Prof.Asoc.Dr Artan Nimani.

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Fotot e lajmit

tp-bottom