Universitetin “Fehmi Agani” e vizitoi Prof. Dr. Venelin Terziev nga Universiteti “Angel Kançev” të Republikës së Bullgarisë

Universitetin “Fehmi Agani” e vizitoi Prof. Dr. Venelin Terziev nga Universiteti “Angel Kançev” të Republikës së Bullgarisë

Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGj) e vizitoi Prof. Dr .Venelin Terziev nga Universiteti “Angel Kançev” të Republikës së Bullgarisë, me të cilin u diskutua për gjendjen e arsimit dhe politikës sociale në Evropë dhe Ballkan.

Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani i uroi mirëseardhje profesorit Terziev në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe shprehu falënderim për interesimin e bashkëpunimit në fushën akademike, dhe diskutimin për gjendjen e arsimit dhe politikës sociale në Evropë dhe Ballkan. Rektori Nimani tha se sfidat në sistemin arsimor në vend janë të mëdha, mënyrat e reja të menaxhimit, përgatitja e studentëve për sistemin evropian të standardeve dhe vlerave, duhet të jenë prioritet, sepse sistemi arsimor duhet të vepron shpejtë në aftësimin dhe përgatitjen e kuadrove. Po ashtu, u shpreh i gatshëm të ofrojë bashkëpunim në fusha me interes të veçantë për universitetin tonë, për publikimin e punimeve shkencore të stafit akademik në revistat prestigjioze, siç është Scopus dhe Web of Science.

Profesori Terziev shkëmbeu përvojat e Bullgarisë në rrugëtimin e sistemit arsimor dhe shprehu gatishmëri të bashkëpunojë me UFAGj-in në hartimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të Erasmus + dhe publikimeve shkencore.

Në fund, rektori Nimani i ndau profesorit Terziev letër vlerësimi për kontributin dhe paraqitjen e gjendjes së arsimit dhe politikës sociale në Evropë dhe Ballkan. Po ashtu, profesori Terziev i dhuroi një libër profesorit Nimani.

Profesor Terziev është ligjërues në disa universitete në Bullgari, rajon dhe në botë, ka mbrojtur dy tema të magjistraturës dhe 3 të doktoratës, ka botuar qindra punime shkencore, ka marrë pjesë në projekte në mbi 50 konferenca ndërkombëtare, ndërsa fusha e tij e veprimit është aftësimi i forcës punëtore dhe kuadrove për në tregun evropian, si dhe tranzicioni nga sistemi monist në atë të vlerave dhe standardeve evropiane.

 

 

Fotot e lajmit

tp-bottom