Mbahet trajnim me studentë, i organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me GIZ-in

Mbahet trajnim me studentë, i organizuar nga Zyra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me GIZ-in

Zyra për Zhvillim të Karrierës, e përfaqësuar nga znj. Freskina Mula në bashkëpunim me GIZ-in zhvilluan trajnimin online “Job Placement Training”, me studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Trajnimi u zhvillua me qëllim të përgatitjes dhe aftësimit të studentëve se si shkruhet një CV, letër motivuese, përgatitjes së studentëve për intervista pune dhe informacioneve të aplikimit për bursa universitare, me trajnerët e GIZ-it: Kaltrina Beqiri dhe Granit Brajshori.

Studentët gjatë trajnimit shprehën dukshëm interesim, duke parashtruar pyetje në lidhje me temat që u trajtuan dhe nga palët u cilësua mjaft produktiv, ku kërkuan edhe trajnime të tjera, në mënyrë që të përgatiten për tregun e punës.

Zyra për Zhvillim të Karrierës dhe GIZ-i do të bashkëpunojnë në të ardhmen edhe në trajnime tjera që do t’iu shërbejnë studentëve të UFAGJ-së.

Fotot e lajmit

tp-bottom