Rektori Nimani pret në takim Koordinatorin e projektit ResearchCult , Bujar Gallopenin

Rektori Nimani pret në takim Koordinatorin e projektit ResearchCult , Bujar Gallopenin

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, priti në takim Koordinatorin e projektit ResearchCult, Bujar Gallopenin.

Rektori Nimani e njoftoi z. Gallopenin për të arrituar e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, diskutoi për zbatimin e projektit “Përmirësimi i kulturës kërkimore në arsimin e lartë të Kosovës” (ResearchCult) dhe për aktivitetet e realizuara në kuadër të këtij projekti.

Koordinatori i projektit ResearchCult, Bujar Gallopeni e falënderoi rektorin Nimani për pritjen dhe e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm që ka me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Vlen të theksohet se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është partner në projektin ResearchCult, i cili ka për qëllim të mbështesë forcimin e kulturës së kërkimit në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë duke mbështetur forcimin e politikave dhe praktikave ekzistuese, si dhe krijimin dhe instalimin e rregulloreve dhe mekanizmave të rinj.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom