Në vazhdën e takimeve të rregullta me projektin SUSWELL, mbahet takimi i radhës në mënyrë virtuale

Në vazhdën e takimeve të rregullta me projektin SUSWELL, mbahet takimi i radhës në mënyrë virtuale

Në mënyrë virtuale me projektin SUSWELL u mbajt takimi i radhës. Gjatë këtij takimi, u bë shtjellimi i temës mbi punën ndërprofesionale, ndarjen e detyrave multiprofesionale dhe integrimin e detyrave ndërprofesionale.

Përgjatë takimit pjesëmarrësit u ndanë në grupe të përziera, në mënyrë që të shpërndahen eksperienca të ndryshme të punës në universitete dhe funksionimi i tyre, si dhe të njihen për së afërmi, përkatësisht të njihen me kulturat e të punuarit dhe llojllojshmëria e ofrimit të degëve nga universitetet përkatëse për studim, çdoherë duke e ndërlidhur teorinë me praktikën.

Përfaqësues në takim nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë nga stafi akademik ishin: Prof. Asoc. Dr. Dardan Koçinaj dhe Ass. Arben Boshnjaku MSc, Ma, PhD cand., ndërsa nga Zyra për Marrëdhënie me Jashtë ishin: z. Denis Spahija, Udheheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë dhe Projekte dhe znj. Rolanda Mula, Konsulente për Menaxhimin e Projekteve.

Takimi i radhës do të mbahet me 23 prill 2021.

Fotot e lajmit

tp-bottom